95.2% të rasteve në kuadër të departamentit të veçantë në Prokurorinë Speciale janë të përfunduara. Gjatë vitit 2023, institucioni ka regjistruar 306 lëndë, të cilat i kanë shpalosur në konferencën e fundvitit.
Shpërndarja e lëndëve ka qenë si në vijim: 37 lëndë në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Krime tjera në kompetencë, 172 lëndë në Departamentin për korrupsion dhe krim financiar, 46 lëndë në Departamentin për krime lufte dhe 51 lëndë në Departamentin për terrorizëm, transmeton RTKlive.
“Vitin që po e lëmë pas jemi ballafaquar me rastet e profileve të ndryshme, ku të dyshuar ishin zyrtarë të lartë shtetëror, të cilët i hetuam në mënyrë më të drejtë e më profesionale. Ne jemi përballur me lloje të ndryshme të kriminalitetit, por para të gjithash treguam gatishmëri, profesionalizëm në punën tonë. Kjo ka bërë punën tonë më sfiduese dhe njëkohësisht ka bërë që të tregojmë profesiolizmin dhe guximin të pathyeshëm”, ka deklaruar Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.
Kryeministri Albin Kurti në konferencën e fundvitit kishte deklaruar se është i pakënaqur me punën e Prokurorisë në raport me sulmin e 24 shtatorit, për shkak të mosngritjes së ndonjë aktakuze. Ndërkaq Isufi iu është kundërpërgjigjur sot, duke thënë se aktakuza ngritet kur kryhen hetimet.
“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...