Minatori Isuf Peci ishte i ftuar sot në “Express Intervistën” me ç’rast ka rrëfyer për grevën tetë ditore që minatorët e Trepçës e kishin bërë më 1989.
Para 30 viteve 1300 minatorë të Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Peci thotë se tani i duket si në ëndërr ajo periudhë të sakrificës që ishte bërë nga populli i Kosovës.
“Pas 30 vitesh më duket si të ishte ëndërr. Minatorët në atë kohë kanë qenë shumë të vendosur dhe e kanë ditur se çfarë po kërkojnë dhe kanë sakrifikuar për tërë popullin e Kosovës. Kërkesat tona ishin edhe kombëtare. Kemi mundur të qëndrojmë edhe më shumë, por ishte shumë e vështirë, kemi fjetur në shkëmb. Jam krenar që kemi qenë, e me të thënë të drejtën edhe sot do ta bënim atë”, është shprehur Peci.
Ai thotë se pushteti i atëhershëm kishte tentuar ta prishte unitetin përmes disa personave që i kishte futur si “virus”, por s’ia kishte dalë.
“Ish-sistemi ka tentuar me disa virusa me e prish atë unitet por s’ia ka arritur. Është e rëndë kur të dalësh jashtë pas tetë ditësh. E kemi ditur se çfarë po duam e s’jemi frikësuar por kur bëhet fjalë për çështje kombëtare edhe jetën duhet me dhënë. I falënderoj edhe mjekët. Më së tepërmi problem kanë pasur ata që kanë pasur probleme me tension”, u shpreh Peci.
Sipas Pecit ka qenë një organizim i shkëlqyer.
“Drejtori Orhan Kavaja më kishte caktuar të shkoj në qendrën e telefonatave, ku kanë qenë të gjithë serbë. Me thënë të vërtetën i kemi përballuar të gjitha ato sfida, e sot ja ku jemi. Solidariteti ka qenë shumë i madh”, u shpreh ai.
Peci rikujton deklaratën e atëhershme që e kishte dhënë për mediat, ku kishte thënë se nga aty mund t’i nxirrnin vetëm si kufoma nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
“1300 punëtorë jemi në grevë, vetëm kufoma mund të na nxjerrin nga këtu pa u plotësuar kërkesat tona”, kishte thënë Peci.
Ai ka folur edhe për vuajtjet që kishin përjetuar në burgje, derisa thotë se, “është tentuar që të na shtonin frikën. Kemi qenë të vëzhguar nga afër nga pushteti”.
Peci thotë se tani shteti i ka harruar minatorët, derisa thekson se Trepça është në një situatë shumë të vështirë.
“Stazhin e punës shteti jonë nuk na e njeh, e kjo është e tmerrshme. Na ka qitë në harresë shteti. Trepça është në një situatë shumë të vështirë. Punojmë në një rrezik shumë të lartë, e sigurimi shëndetësor është shaka”, u shpreh ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist