IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 6 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 2 persona të tjerë. Por, një lajm i mirë erdhi nga komuna e Istogut.
Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një postimi të bërë në Facebook menjëherë pas publikimit të këtyre të dhenave ka thënë se personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me COVID -19 ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe pritet ritestimi i dytë të del negativ e që Istogu të jetë me Zero Covid.
Ndërsa sot, Osmanaj ka treguar se tashmë rasti në fjalë edhe në ritestimin e dytë ka dalë negative.
“Istogu ZERO covid-19.
Të shpresojmë që nuk do kemi raste të reja”, konfirmon i pari i Shëndetësisë në Istog përmes një postimi në Facebook.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...