Isni Kilaj i rikthehet garës për kryetar të Malishevës

22:26 | 15 Gusht 2021
KRG

Isni Kilaj i PDK-së do të i garojë përsëri për kryetar të Komunës së Malishevës.

Ai më herët ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës dhe ka vendosur t’i rikthehet garës.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi  ka zyrtarizuar kandidaturën e Kilajt për Kryetar të Komunës së Malishevës.

“Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë. Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja”, ka shkruar Krasniqi.

Kilaj ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës në vitet 2009-2013  ndërsa në zgjedhjet në vitin 2013 kishte dështuar duke u eliminuar në raundin e parë të zgjedhjeve dhe duke mos arritur as garën e balotazhit. /arbresh.info/

Postimi i plotë i Memli Krasniqi:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme