Drejtori ekzekutiv i Instituit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për një president mbarëkombëtar.
Kryeziu, duke aluduar tek Kryeministri Rama, ka thënë se duhet ta bëjë Shqipërinë te jetueshme për gjithë shqiptarët, e pastaj të merret me problemet e Kosovës.
“Bëni qytetarët shqiptar të jetojnë e të gëzojnë dinjitet, bëjani jetën e jetueshme dhe shtetin Shqiptar të respektuar! Pasi t’i bëni këto për shqiptarët dhe ë, atëherë, mbroni edhe avanconi të drejtat shqiptare në Maqedoni, Mal te Zi e Serbi! Shkoni, vizitoni, negoconi e ngriteni zërin edhe bëhuni gardian të drejtave të tyre në shtetet e tyre, në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare!
Lejeni Kosovën, nuk jemi në rrezik për të drejtat tona, e më së paku mos na shitni kopalla sepse s’jeni shembulli që duhet të ju ndjekim”, ka thënë Kryeziu.
Reagimi i tij i plotë:
Bejeni Shqiprine vend te jetueshem e me dinjitet. Kjo do te ishte vlera dhe patriotizmi me i madh i Juaji, e mos na shitni kopalla! Tregtar mashtrues!
Burrat e botes, kryeministri Edi Rama, e tjetri anonimusi Elvis Hoxha!?
Dy emra te ndryshem me nje te perbashket, te zhytur ne nje sistem politik te krimit, korrupsionit e kontrabandes se droges, me nje qytetari te dorezuar dhe inekzistente ne beteje per vlerat edhe dinjitetin njerezor!
Ne Jubilarin e Paveresise na paskan mbajtur ders edhe akuzuar, per kufinj e president mbarekombetar, per patrotizem e per tradhti, sepse deputetet e Kosoves paskan respektuar himnin dhe flamurin e Kosoves!
Beni qytetaret shqiptar te jetojne e te gezojne dinjitet, bejani jeten e jetueshme dhe shtetin Shqiptar te respektuar! Pasi t’i beni keto per shqiptaret dhe Shqiperine, atehere, mbroni edhe avanconi te drejtat shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi e Serbi! Shkoni, vizitoni, negoconi e ngriteni zerin edhe behuni gardian te drejtave te tyre ne shtetet e tyre, ne mekanizmat dhe institucionet nderkombetare!
Lejeni Kosoven, nuk jemi ne rrezik per te drejtat tona, e me se paku mos na shitni kopalla sepse s’jeni shembulli qe duhet te ju ndjekim! As ty Edi per politik, e as ty Elvis si annomius per qytetari aktive. Te dy, s’jeni asgje perveq disa tregtar mashtrues ne tentative per te pasur treg me te gjere! E, ne s’jemi treg i juaj!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...