Albin Kurti kishte filluar të merrej me politikë qysh nga protestat studentore të paraluftës, duke mos e ndalur aktivitetin e tij deri sot, kohë kur për herë të parë fitoi zgjedhjet. Por futja në garë politike, për parlament, për herë të parë kishte ndodhur në vitin 2010, dhe është dikush që thotë se ai është që ja kishte kërkuar këtë që në vitin 2006, ku edhe e kishte bindur.
Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje, e kishte themeluar në vitin 2004, dhe tek pas gjashtë vitesh me këtë subjekt kishte garuar në zgjedhjet parlamentare. Deri në atë kohë, Kurti deklaronte se politikën do ta bëjë jashtë institucioneve, por në vitin 2010, ndryshoi mendje, dhe garoi në zgjedhjet parlamentare, ku arriti të fitojë 14 deputetë.
Megjithatë, është një njeri i cili pretendon se është ai i cili në vitin 2006 e kishte bindur Kurtin që t’i futej politikës. Bëhet fjalë për Ismet Hebibin, i vetëshpallur si kandidat për president të Kosovës.
Hebibi, një mjek nga Juniku, në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan të Shqipërisë, tha se në vitin 2006 e kishte takuar për herë të parë Kurtin te Kroi i Vitakut, ku edhe e kishte këshilluar dhe e kishte bindur që të garonte në zgjedhje, sepse sipas tij, në këtë formë do të merrej më seriozisht nga politika, transmeton Reporteri.
Ai thotë se Kurti është personi më i duhur për kryeministër të vendit, dhe e krahason atë me figurën e Hasan Prishtinës, një intelektual dhe luftëtar i kohës së tij.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki