Ismet Beqiri: Unë jam në dispozicion të garojë sërish për kryetar të Prishtinës

18:39 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Ismet Beqiri, ish kryetar i Prishtinës për 5 vjet, ka folur për zgjedhjet e ardhshme komunale, konkretisht për zgjedhjet në kryeqytet.

Duke komentuar punët apo dështimet e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, Beqiri ka thënë se qytetarët e Prishtinës më nuk do të gabojnë, duke aluduar në dështimet e qeverisjes shtatëvjeçare të Ahmetit.

“Kryetari i Prishtinës duhet të koncentrohet veç në punën e tij, jo të merret me të punë tjera. Shtoja kësaj edhe kur ai kryetar i ndërron partite”, ka thënë tutje Beqiri.

I pyetur nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e tetorit të vitit të ardhshëm, Beqiri nuk e fshehur dëshirën që të garojë sërish.

“E kam pikë të dobët Prishtinën, sepse këtu po jetojmë. Të gjithë duhet a kenë këtë pikë të dobët Prishtinën. Unë jam në dispozicion që të garojë sërish, por kjo varet nga partia, nga degët e Prishtinës”, ka thënë Beqiri në “Imazh” të RTK-së.

“Vullneti ekziston, unë isha i gatshëm edhe në vitin 2017. Jam në dispozicion të partisë. Nuk jam i shortuar e as i djeshit, jam qe 30 vjet në LDK. Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave gjithmonë i ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai.

I pyetur se a po e shpall kandidaturën si kandidat i LDK-së për Prishtinën, Beqiri nuk e ka thënë decidivisht këtë, por ka lënë të kuptohet se ai do të insistojë deri në fund që të merr nominimin e partisë.

“Kjo nënkupton që unë sot po them që duhet të ndodh patjetër. Por LDK-ja duhet t’i jep meritën degëve. Degët do të merren më këtë çështje, e më pas kryesia në bazë të vullnetit të degëve do të vendos. I kishim fituar zgjedhjet në vitin 2017 po të isha unë kandidat. Edhe në ato zgjedhje jemi angazhuar maksimalisht, por fatkeqësisht i kemi humbur. Unë jam në dispozicion, vullnetin e kam, përvojën dhe të të gjitha, dhe mendoj se mund t’i dalë zot kësaj pune, kësaj detyre”, ka thënë Ismet Beqiri, aktualisht deputet i LDK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme