Kryetare e re e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, është zgjedhur sot Donjeta Dragusha.
Deri me sot, në këtë postë ka qenë Ismet Beqiri, teksa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për largimin e tij, dhe zgjedhjes e kryetares së re, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Beqirin për 21 vite të udhëheqjes së degës së LDK-së në Prishtinë, ndërsa Dragushës i ka uruar suksese.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Ismet Beqirin e falënderova për 21 vite udhëheqje të degës së parë në Prishtinë. Të faleminderit për gjithë kontributin e dhënë Ismet! Një rrugëtim i gjatë e përplot histori.
Nga sot, Donjeta Dragusha, një grua profesioniste, veprimtare burimore nga forumet tona, magjistre e shkencave të ekonomisë, e asambleiste e zgjedhur në kryeqytet, u zgjodh si kryetare e re e kësaj dege.
Donjetës dhe ekipit të saj të ri udhëheqës, i uroj çdo sukses. Do të kenë edhe mbështetjen edhe kurreshtjen tonë në secilin proces.
Sonte, me këtë Kuvend, mbyllëm procesin zgjedhor në kryeqytet. Mbi 5500 pjesëmarrës në 86 nëndegë, rekord i post-pavarësisë; përplot entuziazëm, mobilizim e energji. Drejt Kuvendit të 19 nëntorit. Le të ketë festë. Le të ringritemi si një./Arbresh.info
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...