Google ADS

Ismet Beqiri ju del në mbrojtje mësimdhënësve

20:34 | 25 Janar 2019
A. B.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar sot për grevën e mësimdhënësve.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku i ka konsideruar si demagogji deklaratat e disa zyrtarëve që do t’i zvogëlojnë pagat e tyre.

Sipas Beqirit, këta zyrtarë jetojnë shumë mirë edhe me mëditjet e shumta, duke mos pasur nevojë për pagën.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Po bëhen shumë ditë nga greva e mësimdhënësve tonë dhe jo vetëm e tyre.

E vërtetë është që nxënësit po dëmtohen, por poashtu është e vërtetë që mësimdhënësit po mbrojnë dinjitetin e tyre.

Greva përveç që është e drejtë e tyre, ajo ishte edhe e nxitur me rritjen e pagës së qeveritarëve.

Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siç ishte, pagë e lartë. Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe…

Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike.

Me greva, mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre.

Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme