Ismet Beqiri, kryetari i degës së parë të LDK-së në Prishtinë, mbetet i vetmi kandidat që deri më tani ka përkrahjen e të gjitha degëve në Prishtinë.
Deri më tani janë përmendur disa emra të mundshëm që do të garojnë nga LDK-ja për Prishtinën, por që të gjithë e kanë demantuar. Avdullah Hoti e Arban Abrashi e kanë mohuar se mund të jenë në garë me rivalët tjerë për kryeqytetin.
Një zyrtar i LDK-së ka thënë për lajmi.net se Beqiri deri më tani ka përkrahjen e të gjitha degëve të LDK-së në Prishtinë si emër që do të garojë për qytetetin më të madh të Kosovës.
Sipas këtij zyrtari, edhe në Kryesinë e LDK-së Beqiri ka përkrahje në garën për Prishtinën.
“Beqiri është njëri nga deputetet më të votuar në LDK dhe gëzon përkrahje të madhe në Prishtinë, dhe kjo po shihet si favor për partinë që të garojë me të”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së. Më tej zyrtari i LDK-së ka thënë se Beqiri plotëson edhe “kriterin që është duke u kërkuar nga degët e partisë”.
“Të gjitha degët janë të mendimit se kandidati duhet të jetë nga Gollaku ose Llapi, që të garojë në Prishtinë. Kjo është njëra nga arsyet që Beqirin e bënë kandidat më serioz për Prishtinën”, ka thënë ky zyrtar që s’ka dashur të flas me emër. Kujtojmë se Beqiri ka qenë kryetar i Prishtinës para Isa Mustafës.
Beqiri tash është shef i grupit Parlamentar të LDK-së dhe sekretar i partisë.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte