Google ADS

Ismet Beqiri flet për dënimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

15:40 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetët e Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës janë shpallur fajtorë nga trupi gjykues në këtë rast, për përdorim të armës, gazit lotësjellës, raporton arbresh.info.

Albin Kurti është dënuar me burgim unik 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu  1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj-Bujupi  me 1 vit e 6 muaj për veprat penale përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës si dhe Faton Topalli me  1 vit e dy muaj për pengim të personit zyrtar, në rast se të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër gjatë dy viteve që nënkupton se ata janë dënuar e kusht.

Deputeti Ismet Beqiri në një deklaratë për portalin arbresh.info ka folur lidhur me këto dënime duke thënë se organet e drejtësisë e kanë bërë punën e tyre.

“S’kam çfarë të komentoj. Organet e drejtësisë e bëjnë punën e vetë, është çështje e drejtësisë. Nuk jam unë që e vlerësoj për këtë janë gjykatat, institucionet e drejtësisë”, kla thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme