Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Shtimes në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është renditur e dyta për herë të parë pas një kohë të gjatë.
Si parti e parë është renditur Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Qemajl Aliu.
E për arsyen se pse ka ndodhur kjo ka folur kandidati i PDK-së njëherësh kryetar aktual i Shtimes Naim Ismajli.
Ismajli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se arsye e këtij rezultati ka qenë vetëkënaqësia.
Por, ai thotë se më 14 nëntor do të ndryshojë kjo.
“Ka pasur një mobilizim që duhet të jetë më i madh. Nuk ka pasur një dalje ashtu qysh e ka potencialin Partia Demokratike. Ka qenë vetëkënaqësia. Elementi kryesor ka qenë se do ta kalojmë më lehtë”.
“Ka një mobilizim shumë të madh. Ka një gatishmëri për të na mbështetur jo vetëm nga votuesit e Partisë Demokratike, jo vetëm nga ajo pjesë që na ka munguar, por edhe nga ata që në raundin e parë ka votuar ndryshe dhe tash do të votojë ndryshe. Kemi edhe kësi konfirmime”.
Të dielen më 14 nëntor në garë për postin e kryetarit të kësaj komune do të jenë Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemajl Aliu, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit