Asociacioni i Komunave të Kosovës, ketë vit do të realizojë projektin për trajtimin e qenve endacak e që është njëri ndër problemet që qytetarët e Kosovës po ndeshen çdo ditë.
Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes, njëherit kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se komunat e Kosovës edhe në vitin në 2018 do të kenë sfida të ndryshme.
“Njëri ndër problemet që po ndeshet komunat e Kosovës ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të qenve endacak. Ne në fillim jemi mbështetur nga AVUK dhe në këtë vit ne jemi mbështetur nga qeveria e Kosovës më mbi 1 milion e 200 mijë euro që do të shfrytëzohen për projektet për qenët endacak”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij këtë vit do të bëhet kastrimi i qenve endacak si dhe do të ngrihet një “qendër e azilit”, për qenë.
Ai bëri me dije se komunat me shumicë serbe në Kosovë janë shumë mirë të integruara në Asociacionin e Komunave të Kosovës. “Vërtet kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me ato. Dy Asociacionet do të jenë të dëmshëm për pushtetin lokal”, tha ai. Ismajli vlerësoi Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është produkt i bisedimeve./rtklive
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...