Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismajli ka folur për gjendjen e dy grave shtatzëna që kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Ismajli për RTV Dukagjini ka thënë se në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrira dy paciente që kanë rezultuar pozitive me COVID-19, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Pacientja nga Prishtina ka gjendje stabile dhe nuk ka simptoma. Pacientja tjetër është një 40 vjeçare nga Gjakova e cila po trajtohet në Klinikën Infektive dhe është e intubuar. Gjendja bebes është e mirë dhe është në javën e 28. Nesër do të marrim një vendim se si do të veprojmë me beben”.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë thotë se po tentojnë të shtyjnë edhe disa ditë në mënyrë që gjasat e bebes për të mbijetuar të jenë më të mëdha.
Ismajli ka thënë se edhe gratë shtatzënë janë të rrezikuara madje sipas tij ato duhet të kenë kujdes më shumë se shtresat tjera.
“Gratë shtatzëna kanë imunitet më të dobët dhe duhet të bëjnë kujdes më shumë se kategoritë tjera”, tha ndër të tjera Jakup Ismajli.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...