Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shkruar sot rreth situatës së krijuar në Kosovë nga COVID-19. Ismaili ka thënë se në këtë kohë mjetet më të forta për të fituar luftën kundër koronavirusit janë mirëkuptimi, dhembshuria dhe ndihma për njëri-tjetrin.
Ismaili ka thënë se ata që vendosin të vetëizolohen, duhet të përkrahen dhe të mos stigmatizohen, meqenëse vetëizolimi i tyre është në të mirën e shumicës.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të jemi të ndjeshëm ndaj atyre që vendosin të vetëizolohen, dhe t’i mbështesim marrë parasysh gjendjen e tyre shpirtërore e psikologjike.
Shkrimi i plotë:
Një gjë me shumë rëndësi:
Në luftë me viruset ngjitëse, një ndër armët më të forta për të fituar janë dhembshuria, mirëkuptimi dhe ndihma për njëri-tjetrin.
Është tejet e nevojshme që individët që hyjnë në vetizolim t’i përkrahim si shoqëri e jo t’i stigmatizojmë.
Çdo njeri që këtyre ditëve ka pasur kontakt me ndonjë të dyshuar, që ka ardhur nga shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, dhe vendos masa izoluese – është duke na bërë një shërbim neve dhe më të dashurve tanë.
Andaj mbështetja jonë private dhe publike është e nevojshme për të gjithë këta individë. Gatishmëria e tyre mund të rezultojë e sukesshme, vetëm nëse ne me mbështetjen tonë për ta të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit.
Vetizolimi i këtyre individëve më shumë është masë mbrojtëse për neve sesa për ta. Solidaritetin e tyre ne duhet ta kthejmë me më shumë solidaritet.
Me ndjeshmërinë tonë ne mund të ndikojmë që frika nga stigma dhe turpi të mos përkeqësojmë edhe gjendjen e tyre psikologjike e shpirtërore. Prandaj ne duhet që gatishmërisë së tyre për vetizolim t’i duartrokasim dhe t’i japim mirënjohjen e dashurinë tonë.
Andaj për të gjithë të vetizoluarit – Faleminderit!
Në emrin tim, të Arizonës, fëmijëve të mi Omerit e Umës, e sidomos në emër të babait tim 82 vjeçar.
Ju kemi borxh ❤
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist