Sot në media ka qarkulluar lajmi se Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Këtë e demantoi edhe vet kryeparlamentari Kadri Veseli dhe anëtarë të tjerë të PDK-së dhe këshilltarët e Veselit.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i cili është shprehur se edhe pas demantimit të këtij lajmi nga Kadri Veseli, ka vazhduar rrena.
Më tutje, Ismaili tha se Veselit duhe t’i kërkohet falje, UÇK-së e PDK-së, duke shtuar se kërkimfalja duhet të vijë sa më parë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Urrejtja ndaj UÇK-së, ndaj Kadri Veselit, ndaj PDK-së, sot prodhoi dhe amplifikoi një lajm të rrejshëm.
Problemi nuk qëndron vetëm te lajmi i pavërtetë, sepse kjo mund t’u ndodhë pa qëllim mediave serioze. Problemi është se, edhe pas demantimit të lajmit nga Kryetari Veseli, urrejtja nuk la vend për të vërtetën, por rrena vazhdoi. Pra, edhe dëshmia personale në TV nuk u pranua si lajm i vërtetë.
Kadri Veselit duhet t’i kërkohet falje. UÇK-së duhet t’i kërkohet falje. PDK-së duhet t’i kërkohet falje.
Kërkimfalja duhet të vijë sa më parë. Kështu, të paktën, tregohet se ata nuk janë konsumuar tërësisht nga urrejtja.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...