Ismaili takon përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, përkrahet unanimisht iniciativa për Prishtinën e pastër

18:20 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri Uran Ismaili ka folur për takimin me drejtorët dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Komunën e Prishtinës, e që sipas tij të gjithë njëzëri u pajtuan dhe përkrahën iniciativën për një Prishtinë më të pastër dhe më të jetueshme.

“Secili qytet ka dallimet dhe krenarinë e vet, por mbi të gjitha ai duhet të jetë i jetueshëm për qytetarët e saj.

Këtë e kemi obligim ta bëjmë ne si përgjegjës për qytetin– të gjithë – pa dallime partiake. Qyteti duhet të jetë një vend ku banorët e tij jetojnë dhe punojnë të parrezikuar nga ndotja e ambientit”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ministri thekson se në këtë qëllim do t’i ndihmojnë edhe ekspertët e OBSH-së, ndërsa edhe Prishtina do të jetë pjesë e rrjetit të Qyteteve të Shëndetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme