Ministri Uran Ismaili, u ka uruar suksese nxënësve në provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë. Ai ka thënë se tani kushtet për mjekët do të përmirësohen, qysh nga rritja e pagave e deri të infrastruktura.
Lexoni statusin e plotë të ministrit Ismaili:
Suksese për të gjithë nxënësit që i janë nënshtruar sot provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo është një ditë e veçantë për ta, të ardhmen e tyre dhe të sektorit shëndetësor në Kosovë. Ambicia dhe vullneti i madh i tyre që t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës në momentet e tyre më të vështira, është motivi ynë që sot të punojmë edhe më shumë për përmirësimin e kushteve për ta. Rritja e pagave për mjekët në nivel të dinjitetshëm do të jetë vetëm fillimi i reformës tonë në shëndetësi. Së bashku me mjekët tanë të rinj do ta bëjmë shëndetësinë që duam.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...