Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është thirrur në interpelancë nga deputetët e VV-së. Kjo për sistemin informative në shëndetësi, dhe sigurimet shëndetësore.
Sa i përket kësaj të fundit, Ismaili ka thënë se si qëllim kryesor për sigurimet shëndetësore janë qytetarët.
Sigurimet Shëndetësore janë brengë e mijëra qytetareve tanë. Sigurimet Shëndetësore për kohë të gjatë janë konsideruar si çelës për zgjidhjen e te gjitha problemeve ne sektorin e shëndetësisë,si pagesat e mjekëve, investimet ne spitale, çështjet qe kane te bëjnë me përmisimin e menaxhimit të institucioneve shëndetësore. Por, qëllimi kryesor i Sigurimeve Shëndetësore nuk është ky. Nuk janë institucionet shëndetësore, por janë qytetarët”, ka thënë Ismaili.
Ai tutje ka vlerësuar se këto sigurime janë zgjidhje për familjet që nuk kanë kushte për të paguar shërimin.
“Pra, sigurimet shëndetësore janë zgjidhje për familjet kosovare që nuk i kanë kushtet për ta paguar shërimin, për qytetarët që shërimi mjekësor i varfëron, ua harxhon kursimet, e ndoshta edhe kapitalin familijar. Sigurimet Shëndetësore janë mburojë financiare per qytetaret tanë. Si e tillë duhet dizajnuar dhe implementuar. Sigurimet shëndetësore nuk kanë nevojë të jenë peng të projekteve te SISH-it, protokolleve, ose rregulloreve”, ka thënë Ismaili në Kuvend.
Ai ka fajësuar qeverisjet e kaluara për dështimet në këtë sektor.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...