Pas rastit tragjik të vdekjes së një vajze të vogël vetëm një vjet e gjysmë, Rabije Kasumi, në QKUK, si pasojë e sëmundjes së fruthit, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë në Klan Kosova se duhet një vetëdijesim më i lartë rreth vaksinimit të foshnjave me kohë.
Sipas Ismailit – i cili fillimisht nga ngushëlluar familjen Kasumi – vaksinat janë të siguruara dhe se ato duhet të merren nga fëmijët për t’i ikur rrezikut dhe përsëritjeve të rasteve të tilla.
“Ne duhet të fokusohemi se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar sëmundjet. Ajo çfarë neve na nevojitet që të bëjmë një fushatë vetëdijesimi për vaksinim”, ka thënë Ismaili.
“Fokusi jonë edhe si shoqëri edhe si mjekë është të ngrisim vetëdijesimin për vaksinim, sepse është masa e vetme parandaluese që raste të tilla të mos ketë më”.
“Të gjitha rastet që tani kanë gjendje më të keqe janë në mungesë të vaksinimit. Rastet që kanë pasur vaksinim nuk kanë pasur probleme. Të gjithët prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim”, ka pohuar Ismaili.
“Apelojmë tek të gjithë prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim. Në strategjinë e re që jemi duke e përpiluar është në projekt edhe çështja e komunikimit më të mirë për këtë çështje”.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para