Google ADS

Ismaili: Po punojmë intensivisht të mos ketë lista të gjata të pritjes nëpër klinika

11:29 | 8 Shkurt 2018
M. A.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se është duke punuar intensivisht që të mos ketë lista të gjata të pritjes nëpër klinika.

“Sa i përket listës së pritjes së gjatë Milaim Zeka e mori shembull një klinikë por pritjet janë të gjata në disa klinika jemi duke punuar intensivisht të mos mbesin të tilla. Sa i përket rastit konkret është bërë publik që infrakti akut dhe stentimi të ndodhë 24 orë, kjo kontribuon që listat të mos shtohen por qytetarët të shërbehen menjëherë”, ka thënë Ismaili, raporton lajmi.net.

Këtë Ismaili e ka konsideruar akt shumë të madh duke shtuar se për herë të parë po bëhet një shërbim i tillë.

“Angiografi është paraqit qe dy vite dhe nuk ka ardhur në Kosovë, kemi inicuar procedura që të vijë dhe të përfundojnë listat e pritjes”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme