Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili për Gazetën Express.
Ky sistem do të mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të njoftojë zyrtarët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbetet në mungesë do të ndonjë bari.
“Kur ka vullnet dhe dëshirë për të punuar edhe rezultatet nuk mungojnë. Sot mora një lajm të rëndësishëm nga drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se “Ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të na njoftojë 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që ne të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbesim në mungesë do të ndonjë bari”.
Në fund, Ismaili ka thënë se këto janë ndryshimet për të cilat sistemi shëndetësor ka nevojë dhe për të cilat ne po punojmë çdo ditë për t’i realizuar.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...