Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas shtrëngimit të duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti, në pritjen e organizuar sonte nga Presidenti për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ismaili në reagimin e bërë ka thënë se tash Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjnë njeri të mirë Hashim Thaçin, sikur që e kanë bërë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Ish-deputeti ka thënë se tash vetëm ai do të mbetet tradhtar, duke shtuar më tej se po e kupton lojën e tyre.
Mes tjerash, Ismaili tërthorazi i është drejtuar Kurtit, duke thënë se tash parimet janë harruar.
Tutje, ai ka kujtuar edhe kohën kur është poshtëruar e zvarritur nëpër rrugë e Kuvend.
Ismaili ka thënë se dita e sotme, 12-vjetori i shpalljes së pavarësisë i është prishur për shkak të qëndrimeve të LVV-së, që tashmë i kanë ndërruar.
“Kurrë hiç! Kurrkush. ANDËRR e keni me qenë parimorë, të ndershëm, të sinqertë e pa hile qysh jam unë. Edhe doni me vdekë që s’muni”, thuhet në shkrimin e Ismailit.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përshëndetur me shtrëngim duarsh me kryeministrin Albin Kurti, në organizimin shtetëror për 12-vjetorin e pavarësisë.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...