Ismaili ngushëllon familjen Veseli: Fazliu inspiroi të tjerët me frymë patriotike

kadri veseli uran ismaili
16:16 | 7 Korrik 2021
A. B.

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.Ismaili tha se Fazli Veseli, lirinë e Kosovës e ka pasur qëllim.

“Nderim të përhershëm Fazli Veselit, fryma patriotike e të cilit edukoi dhe inspiroi ata që lirinë e Kosovës e kishin qëllim. Pas një jete plot beteja, paqe të përjetshme për të!Ngushëllimet më të thella kryetarit Veseli dhe familjes së tij!”, shkruan ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme