Ismaili: Me rritje të buxhetit dhe menaxhim më të mirë, do të përmirësojmë gjendjen në shëndetësi

23:21 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë dhënë për “Argument Plus”, në RTV21, ka thënë se është lajm i mirë që buxheti për shëndetësi për vitin 2018,ka shënuar rritje të ndjeshme.

Buxheti për këtë sektor do të jetë për herë të parë pas luftës mbi 200 milionë euro, me të cilat ministri Ismaili ka thënë se përmes një menaxhimi më të mirë, do të bëhen lëvizje positive në këtë sektor me prioritet për shtetin.

“Ka reflektim të dallueshëm në buxhetin për shëndetësi për vitin 2018, dhe atë në të gjitha sferat. Ka mbi 10 milionë euro vetëm për barnat. Ky është një lajm i mirë, sepse të dhënat tregojnë se buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si një sketor i nënfinacuar, kësaj radhe do të ketë mjete më të shumta të cilat do të reflektojnë në investime kapitale, barna esenciale, shtim të stafit mjekësor etj”, ka thënë ministri Ismaili duke shtuar.

“Edhe kryeministrit, edhe kryetari i partisë Kadri Veseli, por edhe ministri i Finanacave, Bedri Hamza, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar këtë sektor i cili është prioritet i të gjithë neve”, ka thënë Ismaili. Më tej, ministri Ismaili ka thënë se buxheti i Ministrisë do të ketë një menaxhim më të mirë gjatë mandatit të tij, dhe në këtë formë, do të arrihet që të shtohet përgjegjshmëria dhe kualiteti i shërbimeve.

“Edhe pse buxheti nuk është ende ai që dëshirojmë, ne do të mundohemi që përmes një menaxhimi më të mirë, të ruajmë investimet tona dhe të krijojmë një sistem të shëndetshëm. Pra, përmes menaxhimit dhe përgjegjësisë, unë ju premtoj që do të ketë lëvizje positive në Shëndetësi”, ka thënë ai
Tutje, ministri Ismaili ka konfirmuar se vetëm në vitin 2018, do të punësohen edhe 300 mjekë dhe infermierë të ri. Kjo, sipas tij, për shkak të plotësimit të nevojave të mjekëve dhe pacientëe. “ Ne do të punësojmë edhe mjekë. Ata të cilët sakrifikojnë shumë për tu bërë mjekë dhe për tu bërë infermierë, do të kenë përkrahje më të madhe institucionale. Do të kemi rreth 300 mjekë dhe infermierë të punësuar gjatë vitit 2018. Pra, ne do të provojmë që sa më shumë tu përgjigjemi kërkesave të mjekëve dhe pacientëve”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste, ministri Ismaili u ka bërë thirrje të gjithë menaxherëve të spitaleve në vend që të marrin përgjegjësitë e veta dhe tu dalin zot premtimeve të tyre, ndryshe, sipas tij, sistemi nuk do të mbajë brenda askënd që nuk e bën punën e tij,

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme