Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se kanë kërkuar edhe nga qeveria e kaluar edhe nga e tanishmja që ta mbështesin Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja.
Sipas tij, me këtë pako punëtorët e sektorit privat do të merrnin 300 euro pagë mujore.
“Po ta kishin bërë këtë, rezultati do të ishte tjetër. Do ta kishim Pakon me 320 milionë euro për ta ringjallur ekonominë, prej të cilave 300 euro në muaj për sektorin privat. Dhe po ta kishin përkrahur propozimin tonë, të bërë para tre muajsh, deri më sot sektori privat do t’i kishte marrë 900 euro për person. Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti, ndërkaq, ua kanë ndarë vetëm nga 170 euro për një muaj”, shkruan ai
Tutje Ismaili shkruan se për hir të qytetarëve të Kosovës e votuan buxhetin e Qeverisë “Hoti”. Ai shpreson se ky buxhet do të vihet në shpëtim të familjeve dhe ndërmarrësve, e nuk do të keqpërdoret në emër të tyre.
“PDK edhe sot ka shumë kritika, sepse Buxheti i Kosovës, i votuar në Qeverinë Kurti, e i rishikuar tash në Qeverinë Hoti, vazhdon të mos ketë përgjigje për nevojat e qytetarëve. Mirëpo, ne i tejkaluam inatet politike dhe për hir të qytetarëve, që janë në pasiguri shëndetësore dhe ekonomike, vendosëm ta votojmë Buxhetin. Ky Buxhet duhet të jetë për qytetarët dhe vota jonë ishte për qytetarët”, deklaron ai.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...