Kandidati i PDK-së për Prishtinën Uran Ismaili ka deklaruar se gjatë fushatës së tij me të bujtme nëpër në lagje të ndryshme të kryeqytetit e kanë ftuar edhe persona që kanë votuar parti të tjera.
Ai tha se qytetari i Prishtinës e sheh kryetarin si një udhëheqës që i përgjigjet, prandaj edhe e votojnë atë dhe jo partinë siç ndodh, sipas tij, në zgjedhje nacionale.
“Kam hy në shtëpi dhe njeriu më ka prit te dera edhe më ka thënë unë nuk kam votu kurrë për partinë tuaj por ty të kam ftuar, edhe unë e kam largu nga video sepse nuk kam desht me e vendosë në pozicione të tilla”, tha Ismaili në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai thotë se dëshira e tij ka qenë që përmes kësaj fushate t’i tregojë qytetarit të Prishtinës që ai kujdeset për të gjithë.
“Ata të cilat më kanë ftuar, njerëzit që më janë bashkëngjitë në rregullimin e lagjeve, të të gjitha partive, kanë kërkuar dhe kanë intervenuar në planin tim që ai plan të jetë i të gjithë qytetarëve të Prishtinës, prandaj edhe më ka inspiruar me dalë me Prishtina na bashkon“.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...