Disa kosovarë, përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë.
Lajmin e ka mirëpritur edhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, për kthimin e 110 personave, gra dhe fëmijë të saj nga Siria, ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky është një prej lajmeve më të mira ditëve të fundit, shkruan Arbresh.info.
“Ky është një prej lajmeve më të mira ditëve të fundit. Pas një pune të madhe, autoritetet kosovare arritën që të kthejnë nga Siria mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ismaili, ka përgëzuar ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin për vullnetin për kthimin e fëmijëve dhe familjeve nga Siria, në Kosovë.
“Përgëzoj ministrin Abelard Tahiri për lidershipin dhe vullnetin për t’i kthyer fëmijët dhe familjet në Kosovë. Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë dhe t’u japim kujdesin e nevojshëm. Por mbështetja për ta tejkalon përgjegjësitë institucionale dhe kërkon solidaritet të gjerë shoqëror. Ata do të kenë nevojë për ndihmën tonë si bashkëqytetarë të tyre për t’ua shëruar traumat, prandaj le ta bëjmë maksimumin për riintegrimin e tyre në mesin tonë”, ka shkruar Isamili, në Facebook./Arbresh.info
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it