Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot në takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtori i BB-Zyra në Kosovë, Marco Mantovanneli, me të cilët bisedoi për reformat në shëndetësi.
Në takim, gjithashtu, u bisedua për progresin në implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore, si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të projektit.
Në këtë takim, ministri Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë. Ministri theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë