Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili, pas vjedhjes së dy milionë eurove, ka thënë që janë ndërmarrë veprime për siguri shtesë për Thesarin e Shtetit.
“Disa prej veprimeve që kemi paraparë në planin tonë strategjik, është që kjo çështje të shihet në një dimension më të gjerë, edhe të mbrojtjes ndaj rreziqeve, të cilat jo gjithmonë vijnë nga jashtë dhe ky rasti i fundit veçanërisht e ka qit në pah këtë”.
Ismaili në Rubikon në Klan Kosova, ka treguar se cilat kanë qenë veprimet të cilat i kanë ndërmarrë pas rastit.
“Ne sapo jemi njoftuar për rastin, ne i kemi ndërprerë qasjet e të gjithëve, duke mos e ditur se nga po vjen rreziku. Është kërkuar, që të bllokohen dy përdorues; e kemi bërë këtë dhe pastaj kemi filluar gjurmimin e transaksioneve të tjera, përkatësisht të zëvendësdrejtorit që ka qenë në atë kohë duke e kryesuar detyrën”.
“Pas vlerësimeve që ky është një rast i izoluar dhe që nuk ka transaksione të tjera zinxhirore, vetëm atëherë kanë filluar të hapen proceset dhe janë njoftuar edhe organet e rendit” është shprehur ai.
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...