Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) kohë pas kohe po përballet me mungesë të barnave esenciale dhe materialit shpenzues.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se qershori është muaji kur QKUK do të stabilizohet me barna esenciale dhe material shpenzues.
“Jemi në muajin e stabilizimit me barna esenciale dhe material shpenzues, por nuk do të thotë se do t’i kemi të gjitha. Shpresojmë se do të krijojmë një rrjedhë të vazhdueshme të furnizimit me barna”, është shprehur Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se largimi i personelit shëndetësor nga Kosova, nuk është diçka që po ndodh momentalisht, por një proces që u planifikua gjatë nga mjekët.
“Problemi i ikjes së personelit shëndetësor nuk është i menjëhershëm. Ata kanë bërë plane afatgjata për këtë largim duke pasur një ofertë shumë më të mirë jashtë vendit”, ka thënë Ismaili.
Duke folur për mungesë e anesteziologëve, ai tha se mungesa e tyre është për shkak se nuk po ka fare e jo pse nuk po duan t’i punësojnë ata.
“Nuk është problemi se nuk po marrim në punë anesteziolog, por problemi qëndron se nuk po ka fare. Në të ardhmen specializimet duhet të planifikohen bashkë me klinikat e QKUK-së e jo vetëm nga Ministria e Shëndetësisë”, është shprehur i pari i shëndetësisë kosovare.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...