Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Rahovecit për një autoambulancë të re, pa të cilën kanë qenë që nga viti 2004. Autoambulanca moderne do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit, të cilët kanë nevojë për shërbime më të shpejta shëndetësore.
Ministri Ismaili tha se kjo është një nga ato ndihmat e vogla e cila tregon synimin e Ministrisë për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në Kosovë.
“Shpresoj që kjo ndihmë sado e vogël, por e nevojshme, do të jetë një lehtësim për personelin mjekësor në Rahovec, për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale për qytetarët. Kjo ka qenë një kërkesë e kryetarit Vehapi, i cili më tregoi se nuk kanë pasur autoambulancë të re që nga viti 2004”, ka thënë ministri Ismaili.
Ai shtoi se gjendja në shëndetësinë kosovare do të ndryshohet përmes punës së përditshme. “Kjo është një nga ato premtimet e vogla që po arrijmë t’i mbajmë çdo ditë dhe që tregon se ne kemi për synim për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend”, ka thënë ai.
Kurse, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, falënderoi ministrin Ismaili për donacionin për këtë autoambulancë. “Që nga viti 2004 Rahoveci nuk ka pasur autoambulancë të re. Prandaj ky donacion ishte shumë i nevojshëm për ne, për çka e falënderoj ministrin Ismaili. Ne shpresojmë në mbështetjen e tij edhe herëve të tjera”, tha ai.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë kishte shpërndarë edhe tri autoambulanca të reja: në Klinë, Vushtrri dhe Deçan
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...