Zyrtari i lartë i PDK-së, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë debatit me ish-deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli, e ka pyetur këtë të fundit se pse nuk e ka votuar rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë.
“Pse nuk e keni votuar Ligjin e pagave? Kur u janë rritur pagat mjekëve, deputeti Haxhi Avdyli nuk ka qenë në Kuvend. Ju e keni shkatërruar sistemin e shëndetësisë”, i ka thënë Ismaili ish-ligjvënësit të LDK-së.
Zyrtari i PDK-së tha se dikasteri që ka pasur më së shumti vërejtje ka qenë Ministria e Shëndetësisë në kohën kur drejtohej nga LDK-ja.
“Haxhi, mos e mbrojë korrupsionin, dil kundër korrupsionit. Më e ndershme për ty është të dalësh kundër. E ka bërë LDK-ja, por ti mos e mbrojë”, ka vazhduar tutje Ismaili.
Ndërsa gjatë një diskutimi me ish-deputeten e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollcaku, Uran Ismaili i ka thënë asaj se zyrtarëve të VV-së ua ka ndaluar Albin Kurti kritikat ndaj LDK-së.
“Ju nuk guxoni të flisni kundër LDK-së, sepse ua ka ndaluar Albini”.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...