Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka falënderuar Partinë Demokratike për besimin dhe hapësirën që i ka dhënë atij, e në veçanti kreun e kësaj partie, Kadri Veseli, për të cilin Ismaili thuri lavde pasi pranoi postin e ri.
Ismaili tregoi se është inspiruar nga Veseli dhe se ndjehet i privilegjuar që ka qenë pjesë e kabinitetit t tij.
Më tej, ai ka folur edhe për diksasterin që tanimë ka nën udhëheqje, duke u shprehur i gatshëm të punojë për të adresuar nevojat që ka shëndetësia, duke e trajtuar me prioritet të lartë
Ky është shkrimi i plotë i Ismailit:
Në angazhimin tim politik në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari z. Kadri Veseli më ka inspiruar gjithnjë me vullnetin dhe përkushtimin e tij për Kosovën.
Ishte privilegj e nder të jem pjesë e kabinetit të tij dhe e falënderoj për besimin dhe hapësirën për të punuar në adresimin e shumë sfidave që ka vendi ynë.
Dua ta shpreh mirënjohjen time të thellë për kryetarin Veseli, por edhe për bashkëpunëtorët e tjerë gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare në PDK, që më besuan ta udhëheq në këtë mandat Ministrinë e Shëndetësisë.
Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të adresuar nevojat që ka ky resor, duke e trajtuar me prioritet të lartë.
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3
Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin
Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Populli i Kosovës ka ko...
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...