Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se nuk do të mbetet asgjë pa u sqaruar për vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në QKUK nga një gaz që po konsiderohet i dyshimtë dhe po hetohet nga prokuroria.
Ismaili ka thënë se janë duke pritur nga prokuroria përfundimin e hetimeve, dhe sipas tij, diçka që ka rëndësi është se janë marr masat.
“Një operator i ka thyer ligjet duke tentuar të prodhojë kundërligjshëm gaz në Kosovë. Unë kam dal dhe kam folur publikisht sepse kam dashur të mos mbetet asgjë pa u sqaruar. Unë flas për kohën kur unë kam qenë ministër, jo më herët. Jemi duke pritur nga prokuroria. Ka qenë një reagim i shpejt, por fatkeqësitë janë humbur jetë. Ajo që mund t’iu sigurojë është se nuk do të përsëritet diçka e tillë”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka folur edhe për listën e barnave esenciale, që ka thënë se do të ketë kujdes në planifikim që të mos ketë më problem me furnizim me barna për qytetarët që kërkojnë shërim në QKUK.
Ismaili iu ka përgjigjur deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli në pyetjen parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili ka thënë se furnizimi me barna do të jetë top prioritet në mandatin e tij