Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dyvjeçare me grupin e spitaleve italiane, i përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer”, nga Firence.
Marrëveshja ka për qëllim forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në QKUK dhe pajisjen me aparaturë.
Një ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, sot është shënuar edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të aparaturave, në vlerë prej 370 mijë eurosh për Kardiokirurgjinë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ky është një donacion shumë i çmuar i Qeverisë italiane, që implementohet nga Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në kuadër të projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.
“370 mijë euro pajisje për Klinikën e Kardiokirurgjisë, të cilat mundësojnë vënien në funksion edhe të sallës së dytë operative për sëmundjet e zemrës dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Donacioni nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare, është në kuadër të projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”. Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kjo klinikë do të jetë edhe më e gatshme për pacientët tanë që t’u shërbejë të gjithëve, pa dallim dhe pa pasur nevojë të presin”, ka thënë ministri Ismaili.
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se kjo është faza e parë e donacionit për aparatura mjekësore në Kardiokirurgji.
Sipas tij, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej me Ministrinë e Shëndetësisë.
”Jemi këtu për të parë nga afër realizimin e një pjese të projektit, që është bërë i mundur nga qeveria italiane. Projekti është rreth 3 milionë euro si donacion me disa pajisje mjekësore në Spitalin e Kardiokirurgjisë në Prishtinë. Falënderojmë ministrin Ismaili për shtyrjen përpara të këtij projekti. Italia do të vazhdojë të ndihmojë edhe në të ardhmen shëndetësinë kosovare”, tha ambasadori Sardi.
Kjo marrëveshje është pjesë e projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, i financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...