Njësitet e shpëtim-kërkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë si dhe shumë qytetarë të tjerë nesër pritet të nisin kërkimet pas një jave ku u zhdukën dy policët kosovarë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.
Për këtë të fundit, ende nuk kanë arritur ta gjejnë trupin e tij.
“Indeksonline” ka kontaktuar zhytësin e njohur kosovar, Ismail Kasumin për të mësuar se a do të inkuadrohet gjatë ditës së nesërme në kërkimin e trupit të Trenës.
Kasumi ka thënë se këtë nuk do të mund ta bëjë, pasi që sipas tij, ka probleme me shëndetin.
“Jo, me shumë gjasë unë nuk do të mundem të angazhohem nesër në kërkimin për trupin e policit, Armend Trenës. Më herët isha tek mjeku dhe ai më rekomandoi që 3-4 ditë të kem trajtim mjekësorë për shkak të një lëndimi që kam pësuar”, ka thënë Kasumi për “Indeksonline”.
Kujtojmë, se sot Kasumi nuk kishte qenë pjesë e njësive të kërkim-shpëtimit. Ndërsa, pikërisht sot njëherë u spekulua se u gjet trupi i Armend Trenës, mirëpo kjo doli të jetë e pavërtetë.
Më tej, institucionet përgjegjëse konfirmuan se në lumin Lepenc janë gjetur vetëm organe të shtazëve, pra nuk kanë pasur të bëjnë fare me rastin në fjalë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist