Google ADS

Ismail Kasumi deklarohet lidhur me kërkimin për dy policët e zhdukur

15:47 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Zhytësi i njohur kosovar Ismail Kasumi, ka folur pas zhytjes së tij në Lepenc, në kërkim të dy policëve të zhdukur pesë ditë më parë pas aksidentit tragjik.

Kasumi përmes një komunikate për media ka konfirmuar se janë ende në kërkime të trupave në Lepnc, megjithatë ka thënë se nuk do të flasë fare në media.

Komunikata e plotë:

“Po ju drejtohem përmes këtij shkrimi te ju njoftoj se ende jemi ne kërkime te trupave ne Lepenc. Po ashtu potencoj se nuk kemi jap asnjë deklarate për media ose ndonjë prononcim. Lus gazetaret te kenë konsiderate mbi lajmet qe përcjellin dhe mënyrën se si i servojnë ato para opinionit. Luteni qe te mos shpërndani informacione te pa baza e pa fakte. Respekt për te gjitha institucionet e Republikës se Kosovës dhe te gjithë vullnetaret te çilet po bëjnë kërkime te vazhdueshme. Shpresoj ne me te mirën per qëllimin e përbashkët qe kemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme