Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.
Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.
Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.
Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.
Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. Ceremonia solemne do të zhvillohet në Prishtinë.
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...