Koalicioni parazgjedhor PAN nuk ka arritur ti siguroj 61 deputet për ta formuar qeverinë, ata sipas rezultateve të KQZ-së kanë vetëm 39 ulëse, shkruan arbresh.info
Kandidati për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinaj dhe anëtarët tjerë të koalicionit janë shprehur të bindur se do ta formojnë qeverinë menjëherë pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, të pyetur se si i kanë siguruar numrat ata kanë thënë se qeveria do të formohet nga PAN-in Lista Serbe, pakicat dhe disa deputet nga partitë tjera duke mos treguar asnjëherë se kush janë ata deputet dhe nga cila parti janë.
Lidhur me këtë se pse PAN-i po i mbanë të fshehtë deputetët nëse ka arritur ti siguroj nga partitë tjera analisti Dardan Islami për arbresh.info tha se deputetët do të mbahen të fshehtë deri në ditën e votimit për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.
Analisti Dardan Islami tha se çdo deputet është i vetëdijshëm për rolin e votës se tije, saj, dhe si herëve tjera do të ketë pazare të minutave të fundit.
“Deputetët tashmë janë të bindur për rendësin e votës së tyre gjatë këtij legjislacioni, çdo bllokade e mundshme vetëm sa do ta përkeqësonte situatën. Tash për tash këta deputet mbeten anonim deri në ditën e votimit, për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që mund të vinë nga kolegët e tyre të pakënaqur. Çdo deputet është i vetëdijshëm për rolin e votës se tije, saj, dhe si herëve tjera sigurisht se do të ketë pazare të minutave të fundit, por tash për tash duket se klima politike është shume më e butë se që ishte gjatë votimit të presidentit. Pres një marrëveshje e cila do të respektohet nga të gjitha palët, për një kohe të caktuar ku Z Haradinajt dhe qeverisja e tije duhet të jepe një afat kohore për te jetësuar planet e tije qeverisëse afatshkurta dhe afatmesme” . tha ai/arbresh.info/
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...