Aksidenti që shkaktoi vdekjen e një personi dhe lëndimin e rreth 30 personave gjatë ditës së sotme në Gjilan si pasoj e defekteve në frenat e kamionit , ka hapur alarm tek njohësit e çështjeve të sigurisë, raporton arbresh.info.
Ata pohojnë se mos kontrollimi i duhur i automjeteve nga kompanitë përkatëse është një ndër disa shkaktarët që po shkaktojnë aksidente trafiku dhe humbje të jetëve të njerëzve.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë se një ndër shkaktarët e aksidenteve në Kosovës është edhe mos kontrollimi si duhet i automjeteve.
“Janë disa faktor që ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve në trafik, përfshirë shoferët e pandërgjegjshëm, shpejtësia e madhe, mos efikasiteti i policisë e shumë të tjera. Por ka mbetur nënë hije edhe kontrollimi teknik i automjeteve. Duket se edhe po të bëhet një kontroll nga inspektorët përkatës, dhe të bëhet një investigim i vendeve ku bëhet kontrollimi teknik i automjeteve, jam i sigurt që shumica e automjeteve lëshohen pa i plotësuar nevojat elementare për të dal në komunikacion”, ka thënë Islami.
Vendet ku bëhet kontrollimi i automjeteve sipas tij janë shndërruar në biznese. Islami kërkon nga përgjegjësit që të kontrollohen këto vende ku bëhet kontrolli teknik i automjeteve.
“Unë mendoj që ato vendet që janë përgjegjëse për kontrollimin e automjeteve duhet të bëhet trysni dhe të kontrollohen më mirë, pasi ato janë shndërruar në biznese vetëm sa për të marrë para dhe nuk ndjen përgjegjësi morale dhe ligjore që një automjet që nuk është në rregull të dal në komunikacion”, është shprehur Islami.
Ndryshe, nga aksidenti që ndodhi sot në qendër të Gjilanit humbi jetën Qerim Çoçaj, si dhe u lënduan rreth 27 persona./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza