Islam Pacolli: Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës do të mbetët prioriteti i ynë i përbashkët

15:59 | 2 Shkurt 2021
M. A.

Kandidati i AKR-së për deputet, Islam Pacolli ka vizituar kompaninë “Pestova” qe prodhon patate.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se si qeveri e re e kosovës do të punojmë që bizneset në Kosovë të rriten dhe të ketë më shumë vendë të puës.

Postimi i plotë i Islam Pacollit:

Isha sot në kompaninë “Pestova” e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e patates dhe produkteve të saj në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, është kompani liderë në vend.

Prioritetet tona janë të qarta.

Si qeveri e re e Kosovës do të punojë që bizneset tona të rriten dhe të hapin vende pune, do ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të krijuar vende të reja të punës.

Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës do të mbetët prioriteti i ynë i përbashkët.

Bizneset do ta kenë mbështetjen e shtetit.

#22

Islam Pacolli

 

#132. SHTETNdërtuesit.

 

/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme