Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, në 21 vjetorin e rënies heroike ka kujtuar dhe nderuar veprën e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Pacolli ka thënë se njëzet vjet më parë Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ranë heroikisht për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Postimi i plotë i Islam Pacollit:
“Më 31 janar të vitit 1997, pra tash e njëzet e një vjet më parë, në afërsi të fshatit Pestovë, Komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, të cilët konsiderohen nga të parët që kanë filluar organizimin e UÇK-së u ndeshën me forca të shumta të policisë, të sigurimit të fshehtë dhe njësi speciale serbe, të përforcuara me helikopterë dhe tanke ku ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë për lirinë të cilën ne e gëzojmë sot.
Ne qytetarët e Republikës së Kosovës përulemi para veprës dhe sakrificës së Komandantit Zahir Pajazitit dhe të gjithë heronjëve të kombit, martirëve, dhe gjithë atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës.
Kujtimi për ta dhe veprat e tyre do të jetë i përjetshëm.
Lavdi”, ka Pacolli shkruar në facebook./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...