Islam Pacolli: Votimi i Qeverisë nga AKR vendim i drejtë

20:35 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka komentuar votimin e sotëm të Qeverisë se re.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se AKR votoi për Qeverinë e re, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se ky vendim është i drejtë dhe partia pjesë e të cilës është ai është konstruktive dhe në shërbim të shtetit e qytetarëve të Kosovës.

“AKR sot votoj Qeverinë e re. Ky ishte një vendim i drejtë dhe në harmoni me vizionin konstruktiv te Liderit Behgjet Pacolli dhe strukturave të larta të partisë. Çdo reagim kundër këtij qendrimi që vjen nga individ brenda AKR=së është i parëndësishem dhe nuk paraqet vullnetin e partisë.

Do të jemi aktiv në çdo rrethanë dhe në cdo moment kur e kerkon nevoja, e kemi dëshmuar dhe do ta dëshmojmë se jemi konstruktiv dhe në sherbim të shtetit e qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka mundur dhe as nuk mundet të ndikoj në vendimet tona.

Urime Qeveria e re”./arbresh.info/

 

Pacolli: U bëjë thirrje autoriteteve kompetente të lirojnë Albin Kurtin dhe të gjithë deputetët tjerë që janë në burgje

AKR voton formimin e Qeverisë Kurti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme