Deputeti nga radhët e AKR-së ne Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar opinion se nënshkrimi i tij i publikuar si kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me datë 22.12.2017 për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është keqinterpretuar dhe keqpërdorur.
“Dua të njoftoj opinionin e gjerë se nënshkrimi im, i publikuar si kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me datë 22.12.2017 për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është keqinterpretuar dhe keqpërdorur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai thotë se ky proces është përcjellur me mashtrime që nga fillimi pasi që sipas tij diçka tjetër i është prezantuar që të nënshkruaj kurse qëllimi ka qenë tjetër.
“Ky proces është përcjellur me mashtrime që nga fillimi i tij, sepse diçka tjetër më është prezantuar për të nënshkruar dhe diçka tjetër ka qenë qëllimi”, ka thënë Pacolli.
Postimi i tij i plotë:
“Dua të njoftoj opinionin e gjerë se nënshkrimi im, i publikuar si kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me datë 22.12.2017 për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është keqinterpretuar dhe keqpërdorur.
Ky proces është përcjellur me mashtrime që nga fillimi i tij, sepse diçka tjetër më është prezantuar për të nënshkruar dhe diçka tjetër ka qenë qëllimi. Unë sapo e kam marr vesh këtë, kam tërhequr nënshkrimin tim. Këtë e kam kërkuar nga organet kompetente. Andaj nuk e kuptoj pse ende vazhdon te publikohet nëpër media se 43 deputetë janë në listë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale kur unë kam tërhequr nënshrimin.
Dua gjithashtu të njoftoj se besoj fuqishëm në mardhëniet dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, si partneritet strategjik i interesit më të lartë shtetëror. Këtë partneritet nuk do ta vija në dyshim me asnjë veprim dhe jam i gatshëm të bëj çdo sacrificë për ta ruajtur. SHBA ka ditur të sakrifikojë edhe jetën e ushtarëve të vet për lirinë e Kosovës, dhe minimumi që mund dhe duhet të bëjme ne, është që të tejkalojmë përtej interesave individuale, për të ruajtur miqësinë tonë.
Vota ime nëse do të vijë deri te ajo, do të jetë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale sepse besoj fuqishëm se drejtësia nuk duhet të mohohet, qoftë edhe atëherë kur është e dhimbshme. Gjithashtu besoj fuqishëm në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Pacolli ne facebook./Arbresh.info
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar