Kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli në tubimin përmbullës të fushatës në Hajvali tha se AKR-ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të këtij fshati.
“Hajvalia dhe Gollaku si gjithmonë kanë qenë si nga shtyllat më të forta në rrugëtimin e AKR-së, pasi që AKR rrënjët i ka nga kjo zonë. Prandaj AKR-ja ka qenë dhe do të jetë këtu pranë jush”, u shpreh Pacolli.
Ai, tha se në periudhë elektorale të gjitha partitë e vizitojnë Hajvalin, por asnjë nuk ka investuar dhe punuar për qytetarët e saj.
“Në periudhën elektorale, të gjitha partitë pa dallim e frekuentojnë Hajvalinë dhe Gollakun, por asnjëherë tjetër. Si në pushtetin lokal, po ashtu edhe në atë qendror, AKR ka bërë shumë projekte për Hajvalinë dhe Gollakun, por shumë parti tjera tentuan t’i bllokojnë këto projekte”, ka thënë ai.
Pacolli, tha se puna e AKR-së në Hajvali është dëshmuar para luftës dhe pas luftës.
“Puna jonë u dëshmua para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sot më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, prandaj ju lus që nga sot deri më 6 tetor t’i përvjelim duart, ta përkrahim AKR-në, të dalim fitues dhe t’a vazhdojmë punën me projektet që i kemi”, u shpreh ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1712585842207248/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?