Islam Pacolli: Nuk bëhemi pjesë e iniciativave që dëmtojnë Kosovën

10:51 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetët e AKR-së, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri janë takuar me shefen e misionit të BE-së në Kosovë dhe diplomatë të tjerë të rëndësishëm.

Deputeti Pacolli ka bërë të ditur pas takimit se AKR asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e ndonjë iniciative që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë, shkruan Arbresh.info

“Ne takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjere te rendesishem, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qendrimin e AKR; asnjehere nuk do te behemi pjese e ndonje iniciative qe demton marredheniet e Kosoves me aleatet perendimore!”, ka shkruar Pacolli.

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme