Islam Pacolli nga AKR është takuar me senatorin z. Otte Andreë, sekretarin e përgjithshëm, z. Ferdinand Ngoh Ngoh dhe disa personalitete të tjera të shtetit të Kamerunit.
Përmes një njoftimi në Facebook, Pacolli ka treguar se me ta ka biseduar rreth njohjes së Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Gjate vizitës time në Kamerun pata nderin t’a takoj senatorin z. Otte Andreë, sekretarin e pergjithshëm, z. Ferdinand Ngoh Ngoh dhe disa personalitete të tjera të shtetit të Kamerunit të cilët i falënderojë për mikpritjen.
Pata disa aktivitete dhe takime të rëndësishme ku biseduam edhe lidhur me mundësinë e njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Komunikimet vazhdojnë dhe më tutje.
Kemi biseduar rreh njohjes së Republikës së Kosovës, ku gjeta mirëkuptim se një gjë e tillë duhet të ndodh gradualisht. Pra, gjatë vizitës, çështja e Kosovës është trajtuar mirë, ku pashë energji pozitive nga ana e tyre se do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme!
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para