Islam Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja

15:14 | 1 Mars 2022
A Z

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë vendim që për shkaqe personale të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në AKR.

Ai ka falënderuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe votuesit e AKR-së për mbështetjen që i kanë ofruar.

Njoftimi i plotë:

N J O F T I M
Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë,
Ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR.
Familjes time,presidentit te AKR-së,z.Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht.
Me respekt
Islam Pacoll./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme