Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të investojë në zonën e Gollakut. Sipas Pacollit, banorët e kësaj pjese janë shpërngulur, sepse deri më tani nuk është bërë asnjë investim konkret, shkruan arbresh.info.
“Pjesa e Gollakut është pjesë e territorit të Kosovës. Unë nuk e gjeta asnjë projekt në këtë drejtim. Gollaku meriton si të gjitha pjesët tjera të Kosovës përkrahje, ne këtë pjesë nuk është bërë asnjë investim i rëndësishëm”, tha Pacolli.
Ai ka thënë se Gollaku kujtohet vetëm gjatë kohës së fushatave.
Po ashtu, deputeti i AKR-së, ka kërkuar projekte konkrete për Gollakun e në veçanti një projekt infrastrukturor që ishte anuluar nga qeverisja e kaluar.
“Në qeverinë e kaluar është bërë një projekt i kalimit të rrugës Prishtinë- Badovc- Mramor- Slivov- Llabjan që lidhet me Gjilanin edhe ai është anuluar. Tani i bëjë kërkesë qeverisë që këto projekte të mos anulohen”
“I bëj thirrje Ministrisë së Pushteti Lokal që t’i adresojnë projektet në zonën e Gollakut se është një pjesë për turizmin malor. Prandaj mos e anashkaloni, ka nevojë për përkrahje. E gjithë pjesa e Gollakut është shpërngulë sepse qeveria nuk ka investuar atje. Kërkoj tani projekte konkrete në atë drejtim dhe në veçanti ky që është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës”, ka thënë Pacolli.
Po ashtu Pacolli ka folur edhe për shëndetësinë , duke thënë se është një katrahurë me probleme të shumta.
E për veteranët ka thënë se duhet mbështetur.
“Është bërë një problem i madh për veteranët e luftës, por mos harroni se ata kanë qenë njerëzit që i kanë thënë jo okupimit nga serbët. Duhet t’i analizojmë dhe t’u japim përkrahje. Po ashtu edhe gratë e dhunuara duhet t’i përkrahim”, ka thënë ai./arbesh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...